Isco ndryshon mendjen, konsideron qëndrimin te Real Madrid

Mesfushori Isco mbetet në dyshime lidhur me te ardhmen te Real Madrid, edhe pse ka ende mundësi që të largohet pas fundit të sezonit.

Sport

04/03/2021 16:14

Arsenal dhe Tottenham ishin në mesin e skuadrave që e kërkonin spanjollin, që këtë edicion ka dështuar të gjejë vetën duke qenë titullarë në vetëm katër ndeshje, përcjellë lajmi.net.

28-vjeçari në dy ndeshjet e fundit ka qenë nga minuta e parë dhe kjo ka bërë që Isco të konsiderojë qëndrimin në “Santiago Bernabeu”.

Isco e ka informuar Realin se ka vendosur të largohet gjatë muajit nëntor, por sipas AS, vendimi përfundimtar i lojtari do kuptohet muajt e ardhshëm.

Gjithashtu, media spanjolle në fjalë, raporton se e ardhmja e trajnerit Zinedine Zidane do këtë ndikim në të ardhmen e spanjollit.

Pos, klubeve angleze, interesim për Iscon kanë shprehur edhe Sevilla dhe Juventus./Lajmi.net/