ZYRTARE: Juventus e blen përfundimisht McKennie nga Schalke 04

Juventus ka konfirmuar blerjen përfundimtare të mesfushorit Weston McKennie nga Schalke 04.

Sport

03/03/2021 14:31

Amerikani u huazua te “Bianconerët” me mundësi blerje në fund të sezonit për 18.5 milionë euro, mundësi të cilën Juventusi e ka aktivizuar, shkruan lajmi.net.

Gjiganti italian do paguajë nga 6.5 milionë euro në tri vite, derisa McKennie ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.

Ndërkohë, kujtojmë se McKennie këtë edicion ka bërë 31 paraqitje duke shënuar pesë gola dhe fituar një trofe, atë të Superkupës së Italisë./Lajmi.net/