Garda Kombëtare e FSK-së nderon heronjtë dhe dëshmorët e kombit

Në prag të shënimit të Epopesë së UÇK-së, Garda Kombëtare e FSK-së sot mbajti një marshim nga Galica deri në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me gjatësi 13 km, duke nderuar heronjtë dhe dëshmorët e Lirisë.

Lajme

02/03/2021 19:12

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari së bashku me ushtarët e FSK-së bënë nderime te varrezat e heronjve dhe dëshmorëve të lirisë.

Postimi i plotë i Bekim Jashari në Facebook:

Në prag të shënimit të Epopesë së UÇK-së, emocione e krenari e jashtëzakonshme nga marshi që sot zhvilloi Garda Kombëtare e FSK-së, nga Galica deri në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me gjatësi 13 km, duke nderuar heronjtë dhe dëshmorët e Lirisë.

Ushtarët tonë me kënaqësi i prita te kompleksi dhe bashkë bëmë nderime te varrezat e heronjve dhe dëshmorëve të Lirisë, në vendin e babës Shaban, komandantit legjendar Adem Jashari e babushit Hamzës, të cilët bashkë me familjen dhe gjithë popullin tonë nuk kursyen asgjë që ne sot të kemi këtë ushtri moderne, në mesin e ushtrive të botës, në shërbim të paqes globale.

Faleminderit Ushtria jonë!. /Lajmi.net/