Aksion policor: Ndalohet traktori që transportonte dru ilegalisht

Policia ka ndaluar një traktor me rimorkio në Turiqicë së Podujevës, i cili po transportonte dru të pavulosura dhe dokumente përcjellëse. Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se drutë i janë konfiskuar nga Agjensioni i Pyjeve. “Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar traktorin me rimorkio drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili kishte…

Lajme

19/04/2026 09:49

Policia ka ndaluar një traktor me rimorkio në Turiqicë së Podujevës, i cili po transportonte dru të pavulosura dhe dokumente përcjellëse.

Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se drutë i janë konfiskuar nga Agjensioni i Pyjeve.

“Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar traktorin me rimorkio drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili kishte të ngarkuar një sasi të druve për djegie 2.35m3, të pa vulosura dhe dokumente përcjellëse. Drutë i janë konfiskuar nga Agjensioni i Pyjeve, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dhe traktori janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.