Moses: Conte është trajneri më i mirë që kam pasur

Huazimi i Chelseas, Victor Moses ka lavdëruar trajnerin Antonio Conte duke e quajtur si trajneri më i mirë që ka pasur.

Sport

01/03/2021 19:22

Nigeriani është huazim te Spartak Moscow nga “Blutë”, derisa gjashtë muajt e edicionit të kaluar i kaloi në Inter, përcjellë lajmi.net.

Moses tha se Conte është trajneri më i mirë që ka pasur, derisa zbuloi se dështoi rikthimi te “Neurazzurët”.

“Conte është trajneri më i mirë që kam pasur. Me ka ndihmuar të gjejë vetën”.

“Isha gati të rikthehem te Inter para se t’i bashkohet Spartak. Kisha diskutuar gjithçka me Conte, por diçka nuk funksionoi. Ndoshta situata financiare, nuk e di”.

“Në të njëjtën kohë, drejtorët e Spartak kishin kontaktuar agjentët. Marina Granovskaya bisedoi me agjentin dhe me shpjegoi pse Spartak ishte opsioni më i mirë”.

“Në të njëjtën pikë, fillova të interesohem dhe shikova disa video. E kuptova sa e rëndësishme ishte historia e klubit. Menjëherë pastaj e pranova ofertën”, tha ai./Lajmi.net/