Xhaka: Tani jemi duke parë Nicolas Pepen që donim

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka thotë se tifozët tani janë duke shikuar formën e mirë të sulmuesit Nicolas Pepe.

Sport

01/03/2021 16:35

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë shënoi golin e tretë ndaj Leicester Cityt, derisa ishte i katërti në Premierligë në shtatë ndeshjet  fundit si titullar, transmeton lajmi.net.

Xhaka ka lavdëruar Pepen, derisa tha se tifozët tani janë duke parë më të mirën e sulmuesit.

“Mendoj se çdo lojtar që vjen në Premierligë i duhet kohë që të adaptohet”.

“Mendoj se tani është lojtari që shpresonim, çfarë njerëzit donin dhe është duke bërë mirë ndeshje pas ndeshje, stërvitje pas stërvitje”.

“Jam i lumtur për të. Na ka ndihmuar me golin e tij”, deklaroi ai.

Nëse shohim, renditjen momentale, Arsenal renditët në pozitën e 10-të me 37 pikë, tetë më pak se West Ham që është në top katër./Lajmi.net/