Arsenali del triumfues nga King Power Stadium, mposht Leicesterin
Leicester City ka pësuar disfatë nga Arsenali në kuadër të xhiros së 26-të të Premierligës.
Sport
Fillimisht, “Foxes” e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte, ishte Youri Tielemans i cili shënoi në min (6’) për ti dhënë avantazhin skuadrës, transmeton lajmi.net.
Por, Arsenali dukej të ishte në elementin e tij, Willian dhuroi një asistim për David Luiz i cili barazoi shifrat në min (39’).
Para përfundimit të pjesës së parë, ishte Lacazette i cili shënoi nga penaltia min (45+2’).
Skuadrat shkuan në pushime me avantazhin e Arsenalit.
Në pjesën e dytë, Arsenali ishte kompakt dhe nuk la vend për befasira.
Nicolas Pepe shënoi golin e tretë për “The Gunners” në min (52’).
Rezultati përfundimtar, Leicester City 1-3 Arsenal.
Leicester City nuk mundi të rikthejë avantazhin. Tani Arsenali ka 37 pikë, ndërsa Leicesteri ka 49./Lajmi.net/
It’s the Brazilian connection! Willian delivers a freekick and David Luiz heads it in!
Leicester City 1-1 Arsenal#LEIARSpic.twitter.com/3Fy1HkHLkB
— Arsenal Best Goals & Videos (@AFCBestGoals) February 28, 2021
⚽️ Leicester vs Arsenal | Pepe (GOAL) 53′ #LEIARS pic.twitter.com/lPojXP7FKq
— D9INE ? Leicester 1-3 Arsenal (@D9INE_ELITE_17) February 28, 2021