ZYRTARE: Suning ndalon veprimtarinë në futbollin kinez, fokusi vetëm tek Interi

Suning Group nuk do të jenë më aktivë në futbollin kinez.

Sport

28/02/2021 09:33

Suning Group nuk do të jenë më aktivë në futbollin kinez, në fakt, ata kanë ndalur të gjitha veprimet në futbollin kinez, transmeton lajmi.net

Lajmin e ka bërë të ditur Zhang Jingdong numri një i Suningut, dhe tani është zyrtare. Tani Suning ka ndaluar të gjitha aktivitetet në klubet kineze, përfshirë Kampionët, Juangsu FC dhe skaudrën e femrave, Jiangsu Suning.

Sipas komunikatës, klubet ndalojnë veprimtarinë e tyre që nga sot. Suning do kërkojë blerës potencial për klubet në fjalë./Lajmi.net/