Lajmi i keq për Pirlon, Morata po vazhdon të mungojë në stërvitje

Alvaro Morata, i cili po vazhdon shërimin e tij nga infeksioni viral, nuk mori pjesë në trajnimin e sotëm.

Sport

24/02/2021 17:06

Nesër ekipi do të kthehet në mëngjes në qendrën e trajnimit për një ditë të re të punës, shkruan lajmi.net.

Pas tre ditëve, Bianconeri do të udhëtojë për në Venecia që të përballet me Veronan të shtunën me fillim nga ora 20:45.

Qëllimi i Bianconerëve është që të përgatiten sa më mirë për ndeshjet e ardhshme, pasi do të kenë një orar të ngjeshur, ku brenda shtatë ditësh do të përballen fillimisht me Veronan, pastaj me Spezian dhe në fund edhe me Lazion.

Taktiakt të cilat i ushtroi më së shumti në stërvitjen e sotshme italiani Pirlo ishin posedimi dhe ushtrimet tekniko-taktike.

Nesër, ekipi do të kthehet në stërvitje për të vazhduar përgatitjen e tyre./Lajmi.net/