Bayern Munich publikon listën e lojtarëve ndaj Lazios

Bayern Munich ka njoftuar listën e lojtarëve që do udhëtojnë në Romë për ndeshjen ndaj Lazios.

Sport

22/02/2021 19:30

Në skuadër ka disa mungesa për kampionin evropian, që janë përgatitur për ndeshjen ndaj skuadrës së Simeone Inzaghit, përcjellë lajmi.net.

Thomas Muller mungon shkaku i COVID-19, njësoi si Benjamin Pavard, ndërsa Serge Gnabry nuk është i pranishëm shkaku i lëndimit.

Pos tyre, mungojnë edhe Douglas Costa dhe Corentin Tolisso.

Lista e Bayernit për ndeshjen ndaj Lazios: Neuer, Hoffmann, Sule, Kimmich, Martinez, Lewandowski, Sane, Choupo-Moting, Boateng, Goretzka, Davies, Sarr, Hernandez, Roca, Alaba, Coman, Musiala./Lajmi.net/