Immobile: Lewandowski është qendërsulmuesi më i mirë në botë

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile beson se ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski është qendërsulmuesi më i mirë në botë.

Sport

22/02/2021 16:21

Dy skuadrat do takohen nesër në “Olimpico” në kuadër të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, përcjellë lajmi.net.

Italiani tha se përballja ndaj Bayernit do të jep kënaqësi dhe motivim shtesë.

“Është e drejtë për të konsideruar këtë barazim si çmim. Përballja ndaj klubit më të mirë jep kënaqësi dhe motivim shtesë”.

“Do jetë ndeshje e vështirë. Do provojmë në dy ndeshjet, duke ditur se nuk do ndryshojmë stilin e lojës. Ne do bëjmë gjithmonë çfarë dimë”.

“Janë skuadër sulmuese, luajnë shpejtë, pra do jetë vështirë t’i ndalim sulmet e tyre. Është e qartë se nuk do kemi shanse si në ndeshjet  fundit, pra duhet të fokusohemi që të kemi avantazhin”, deklaroi ai.

Tutje, Immobile lavdëroi polakun duke thënë se është i kompletuar dhe qendërsulmuesi më i mirë në botë.

“Është sulmues i kompletuar. Është momentalisht numri 9 më i mirë në botë, duhet të jemi të kujdesshëm. Ishte çmenduri ta mposhtja në garë për Këpucën e Artë. Për të sfiduar lojtar si ai dhe Ronaldon, më ka sjellë lumturi të madhe”, përfundoi ai./Lajmi.net/