Klose para duelit Lazio-Bayern: Immobile fantastik, por Lewandowski në nivel tjetër

Lazio do përballet me Bayern Munchen në kaudër të 1/8 të finales se Ligës se Kampionëve.

Sport

22/02/2021 09:05

Lazio do ndeshet me Bayern Mucnhen në Stadio Olimpico në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Ish-futbollisti i Bayernit dhe Lazios, Miroslav Klose, është shprehur se Lazio është skuadër tepër e mirë por Bayern është në një moment fantastik si skuadër.

“Immobile, Luis Alberto edhe Correa luajnë mirë, Milinkovic-Savic fantastik nëse mbron mirë topin. Janë të rrezikshëm si skuadër”, tha ai.

“Për mua Lewandowski është një top-futbollist. E vlerësoja tashmë shumë, por tani që e shoh duke u stërvitur çdo ditë mund të them që vërtetë ka pak pika të dobëta”, tha Klose.

“Robert është i mençur dhe i kupton situatat, është i shpejtë. Sipas mendimit tim, Immobile është i mirë, i shfrytëzon rastet dhe luan me mençuri, por Lewandowski është në nivel tjetër”, përfundoi Miroslav Klose./Lajmi.net/