Conte: Krenar me progresin e Eriksenit dhe Perisicit

Trajneri i Interit, Antonio Conte, është shprehur i kënaqur me Ivan Perisic dhe Christian Eriksen pas derbit ndaj Milanit.

Sport

22/02/2021 08:16

Interi doli triumfues nga San Siro në derbin e 228-të ndaj Milanit me golat nga Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku, transmeton lajmi.net.

Tani “Nerazzurrët” shkëputen katër pikë në vendin e parë dhe marshojnë sigurt drejt Scudettos.

Pas ndeshjes, Conte u shpreh i kënaqur me progresin e Eriksen dhe Perisic.

“Detyra e një trajneri është të bëjë lojtarët të kuptojnë idetë e duhura, mendoj për Eriksenin dhe Perisicin”, tha ai.

“Më bën krenar fakti që ata, sikur të tjerët janë duke u përmirësuar. Jo të gjithë kanë ndikim në realitetin e ri, me Christian është dashur shumë kohë”, tha Conte.

“Nuk kam etiketime ndaj askujt, as ndaj Ivanit, nuk është lojtari që ishte kur kam ardhur, këtë sezon ka qenë shumë i mirë. Ka potencial të pabesueshëm dhe këtë e tregoi sot”, përfundoi Antonio Conte./Lajmi.net/