Llapi – Gjilani, formacionet zyrtare
KF Llapi do të përballet me SC Gjilanin në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës.
Sport
Gjilani aktualisht është në formë të mirë që nga emërimi i Bylbyl Sokolit si trajner, ata kanë mposhtur skuadrat e renditura lartë në tabelë dhe janë një skuadër tejet e papërshtatshme për tu ndeshur ndaj tyre, transmeton lajmi.net.
Gjilani qëndron në pozitën e katërt me 30 pikë, ndërsa KF Llapi me transferimet e bëra në afatin kalimtar dimëror kërkon qëndrimin në elitën e futbollit kosovar për këtë sezon.
Llapi gjendet në vendin e tetë me 20 pikë, po aq sa Drenica që është në zonën e rrezikshmërisë së rënjes nga liga.
Formacionet zyrtare të klubeve./Lajmi.net/
KF Llapi: Coric, Peposhi, Shabani, Prençi, Emini, Hoti, Rrahmani, Zhdrella, Veliu, Sadriu, Sava.
SC Gjilani: Koliçi, Veliu, Kastrati, Fustar, Sorsa, Useini, Musolli, Hila, Çyrbja, Progni, Kelmendi.