Benfica barazon me Arsenalin

Benfica dhe Arsenali kanë barazuar në kaudër të 1/16 të Europa League.

Sport

18/02/2021 22:53

Pjesa e parë përfundoi pa gola ndërmjet skuadrave në Stadio Olimpico të Romës, transmeton lajmi.net.

Ndeshjet janë duke u zhvilluar në terren neutral shkaku i shpërthimit të variantit të ri në Mbretërinë e Bashkuar dhe anulimit të fluturimeve nga ky vend në Europë.

Në pjesën e dytë, Benfica fitoi një penalti, të cilën e konkretizoi Pizzi në min (55’).

Nuk vonoi shumë përgjigja e “The Gunners”, për të barazuar shifrat u përkujdes futbollisti në formë, Bukayo Saka në min (57’).

Ndeshja e dytë do të zhvillohet në Athinë, rezultati përfundimtar Benfica 1-1 Arsenal./Lajmi.net/

YouTube player