A e dini se çfarë janë mes veti Faton Bislimi i LDK-së e Besnik Bislimi i VV-’së
Janë kundërshtarë në politikë por Faton Bislimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Besnik Bislimi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) janë familjarë mes veti.
Lajme
Ata dy janë kushërinj të parë dhe baballarët e tyre janë vëllezër.
Faton Bislimi i LDK-së në një intervistë në emisionin “Frontal”, në T7 ka thënë se me Besnik Bislimin kanë komunikim të vazhdueshëm.
“Besnikun nuk e kam pa. Më shumë flasim në telefon. Të them të drejtën nuk flasim për politikë”, ka thënë ai.
Një përgjigje interesante ai pati edhe kur u pyet nga gazetari Arsim Lani se a po fle tani Besnik Bislimi pas fitores në zgjedhje.
“Po besoj që fatkeqësisht për neve dhe fatmirësisht për LVV-në rezultatet e anketave dhe sondazheve që ne nuk mund ti besonim si duket u kthyen në votë për VV-në”, ka thënë ai.