Osmani takoi ambasadorin Gjerman: Duhet siguruar që të numërohet secila votë dhe të mos ketë vonesa
U.d. Presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti në takim Ambasadorin Gjerman, Jorn Rohde.
Lajme
Siç njofton kumtesa, në takim, Ambasadori Rohde e uroi u.d. Presidenten Osmani për përvjetorin e pavarësisë, si dhe për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Duke folur për rëndësinë e themelimit sa më të shpejt të institucioneve të reja, Osmani theksoi se duhet të respektohet vullneti i qytetarëve.
Në këtë drejtim, u theksua që për një përfundim të suksesshëm të procesit zgjedhor, duhet siguruar që të numërohet secila votë dhe të mos ketë vonesa të cilat do të pengonin konstituimin e institucioneve.
U.d. presidentja e falënderoi Ambasadorin Gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës, dhe për mbështetjen e të gjitha proceseve të cilat janë të rëndësishme në rrugëtimin e shtetndërtimit të vendit. /Lajmi.net/