Chiesa pas ndeshjes ka një paralajmërim për Porton
Federico Chiesa pranon që Juventusi ‘duhet të tregojë diçka shumë ndryshe’ në ndeshjen e dytë nëse do të kalojë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
Sport
Bianconerët ishin në disavantazh duke pësuar një gol në minutën e fillimit të secilës pjesë, por goli i vonë i Chiesa të paktën u dha atyre shpresë për ndeshjen e kthimit.
“Në Ligën e Kampionëve, në momentin që nuk jeni plotësisht i përqendruar, kundërshtari do ju dënojë ”, tha Chiesa për Sky Sport Italia, transmeton lajmi.net.
“Ne shënuam një gol si mysafir, që na jep forcë për ndeshjen e dytë, e cila patjetër do të jetë një ndeshje krejtësisht ndryshe”, u shpreh Chiesa.
Tutje sulmuesi u premtoi tifozëve se do të jetë një Juventus ndryshe, pasi vetëm në këtë mënyrën do të mund të kualifikohen në raundin tjetër.
Ndeshja e dytë do të zhvillohet në Torino më 9 mars dhe një fitore 1-0 do të ishte e mjaftueshme për Juve për t’u kualifikuar tutje./Lajmi.net/