Garda Kombëtare e Ajovës uron 13 vjetorin e pavarësisë: Festojmë me partnerët tanë në Kosovë
Garda Kombëtare e Ajovës ka uruar shtetin e Kosovës me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Lajme
Përmes një postimi në Twitter, kanë ndarë një fotografi të flamurit të Kosovës me mbishkrimin “duke festuar me partnerët tanë në Kosovë”.
Celebrating with our partners in Kosovo ???? pic.twitter.com/qzqFAdw6fM
— Iowa National Guard (@IowaNatGuard) February 17, 2021
Shteti i Iowas e ka përkrahur fuqimisht Kosovën në formimin e ushtrisë. Ky shtet, ka dhuruar automjete ushtarake për Forcat e Armatosura të Kosovës dhe ndihmë profesionale në trajnime.
Gjithashtu, vendimi për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Kosovës në misione paqëruajtëse së bashku me NATO-n e ka rikonfirmuar përkrahjen e këtij shteti ku ushtarët e Kosovës do të jenë përkrah atyre të Iowas në misione. /Lajmi.net/