Mesfushori i Arsenalit drejt largimit nga klubi

Lucas Torreira është afër largimit nga Arsenali dhe njëri nga klubet më të interesuara duket të jetë Fiorentina.

Sport

17/02/2021 16:39

Madje, siç raporton Gazzetta dello Sport Fiorentina ka avancuar në bisedimet e tyre me Gunners për transferimin e Lucas Torreiras, shkruan lajmi.net.

Lojtari personalisht është shprehur se është në favor të rikthimit në Itali pasi që nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme te Arsenali.

Favrizio Romano kishte raportuar në muajin e fundit se Torreira mund të ketë akoma një të ardhme te Emirates.

Megjithatë, duke pasur parasysh se ai është në huazim te Atletico Madrid dhe nuk po gjen hapësirë as aty, meanxheri Mikel Arteta mund edhe të pranojë largimin e tij nga klubi./Lajmi.net/