Shkencëtarët rus po nxjerrin viruse parahistorike nga kufomat e kafshëve që janë ngrirë para 50,000 viteve

Çfarë mund të shkonte keq? Epo, gjëja e fundit që na duhet tani janë viruset parahistorike!

Fun

17/02/2021 14:12

Rusia është duke u përpjekur të gjej një mënyrë për të nxjerrë viruset e panjohura parahistorike, që datojnë para 50 mijë viteve nga kufomat e kafshëve që janë ngrirë gjatë epokës së akullnajave, shkruan lajmi.net.

Shkencëtarët janë duke marrë mostra nga një koleksion i specieve të ngrira në akull që janë gjetur gjatë viteve të fundit.

Ata po punojnë me mamutë që tani janë të zhdukur, rinoqerontët me qime dhe gjithashtu qenë, kuaj, dre, brejtës dhe lepuj parahistorik.

Ky fakultet i sigurisë së lartë në Siberi është duke zhvilluar njëkohësisht edhe një vaksinë të dytë kundër Covid-19.

Deri më tani ata kanë marrë 50 mostra nga kafshët antike dhe presin të mbledhin edhe më shumë në ditët në vazhdim.

Qëllimi i këtyre testimeve është që të  kuptojnë më shumë për viruset parahistorike, për të zhvilluar një degë të studimit që nuk është shumë e avancuar.

Mirëpo shumë shkencëtarë nga bota janë duke e kritikuar këtë veprim të tyre, sepse është mjaftë e rrezikshme që nëse dikush infektohet me këto viruse, të ketë edhe një pandemi të re.

Këto viruse janë shumë të ndryshme me ato që kemi sot, dhe sikur përballja me Covid-19 nuk ka qenë e vështirë mjaftueshëm, përballja me këto viruse do të jetë edhe më e vështirë.

Nëse ndonjëri prej tyre do të dilte nga laboratori, pasojat do të ishin të papërballueshme për njerëzimin. /Lajmi.net/