Edhe Gjermania ia përmend Osmanit dialogun me Serbinë, e radhit si prioritet të institucioneve të reja
Ushtruesja e detyrës së presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pranuar një letër urimi për pavarësinë e Kosovës nga presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
Lajme
Në këtë letër përmenden marrëdhëniet e mira midis Kosovës dhe Gjermanisë dhe progresi i Kosovës në procesin e integrimit në bashkësinë ndërkombëtare dhe afrimit me Bashkimin Evropian, shkruan lajmi.net.
Steinmeier në këtë letër ia ka përmendur Osmanit rëndësinë e rifillimit të dialogut vitin e kaluar midis Kosovës dhe Serbisë, duke ia bërë me dije se ky proces duhet të vazhdojë.
Gjithashtu, në këtë letër është rikonfirmuar përkrahja e Gjermanisë ndaj Kosovës në të gjitha çështjet e rëndësishme.
Në anën tjetër, Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje pjesë e së cilës ishte edhe lista e Vjosa Osmanit ka deklaruar se dialogu nuk është prioritet i tij.
Kjo është letra e Steinmeier. /Lajmi.net/
