Interit pritet ta ‘blindojë’ Lautaron me kontratë të re këtë muaj

Një vit pas propozimit për t'u transferuar te Barcelona, Lautaro Martinez është afër për të rinovuar me Interin deri në qershor të vitit 2024.

Sport

16/02/2021 17:28

Sipas Tuttosport, argjentinasi dëshiron të mbetet në skuadër, andaj pritet të nënshkruajë kontratën e re në fund të muajit, përcjellë lajmi.net.

Reprezentuesi i tij ishte në Milan dhe pas tri takimeve me bordin gjërat kanë ndryshuar.

Takimet dolën të suksesshme dhe dy palët janë të hapur për rinovimin, me rritje page nga 2.5 milionë euro në 4.5 milionë euro.

Lautaro ka kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2023, me klauzolë të lirimit me vlerë 111 milionë euro.

Deri me tani, Martinez ka kontribuar me 43 gola në 116 ndeshje për Interin, derisa këtë edicion ka shënuar 10 gola në 19 ndeshje./Lajmi.net/