Kosnett pas takimit me Kurtin: Të formohet shpejtë Kuvendi dhe Qeveria

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka folur pas takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Lajme

16/02/2021 11:41

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të Qeverisë dhe Kuvendit.

“I kënaqur të takojë Albin Kurtin dhe të urojë Lëvizjen Vetëvendosjen për fitoren e saj dhe diskutuam për rrugën e Kosovës përpara. Ne i nxisim partitë të punojnë shpejtë për të krijuar Qeverinë dhe Kuvendin që t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve dhe në adresimin e sfidave”, shkruan Kosnett. /Lajmi.net/