Kërkohej për tentativë vrasjeje, arrestohet së bashku me përkrahësin polic
Forcat e rendit kanë arrestuar tre persona në një operacion që ka çuar në pranga një person në kërkim për “vrasje me dashje” mbetur në tentativë, së bashku me dy bashkëpunëtorë, ndër ta një oficer policie.
Lajme
Operacioni u ndërmor nga struktura për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë në Tiranë, që çoi në arrestimin e 32-vjeçarit A.B., i kërkuar nga viti 2019 për një vrasje të mbetur në tentativë të shtetasit E.K.
Në momentin e kapjes në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ishte në banesë me oficerin e Drejtorisë̈ Vendore të Policisë̈ Dibër, 30-vjeçarin D.H. i arrestuar për përkrahje.
Ndërkohë, në një banesë tjetër u arrestua një shtetas 50-vjeçar, shtetasi I.P., teksa po paketonte një sasi lëndë narkotike tip kanabis.