Cili është makijazhi më në modë për vitin 2021? Gjithçka që iu duhet të jeni në hap me trendin
Makijazhi thuhet të mos ketë rregulla, por të gjithave na pëlqen të ndjekim trendin paksa...
Lifestyle
Çdo femër e adhuron makijazhin. Në ditët moderne që jetojmë, në fakt, ka edhe shumë meshkuj që e adhurojnë gjithashtu, shkruan lajmi.net.
Është me të vërtetë një ndjenjë relaksuese dhe të sjellë paqe, kur ke para vetës të gjithë makijazhin dhe vendosë që ta kthesh veten në një vepër arti!
Mirëpo, nganjëherë është vështirë që të ndjekësh trendin e makijazhit, sepse ato duket të ndryshojnë shumë. Në vitet 90, gjithçka ishte e errët dhe paksa agresive me një stil paksa drejt rokut.
Ndërsa vitet 2000, ishte gjithçka plotë xixa dhe ngjyra. Rreth vitit 2013, gjithçka duhet të jetë mat, është sikur xixat nuk lejoheshin! Ndërsa tani, viti 2021 ka sjellë një trend fare të ri…
Makijazhi i tanishëm është më shumë i inspiruar prej atij që i ngjanë disa shteteve aziatike si Koreja jugore, Japonia apo Kina. Një makijazh plot shkëlqim dhe ngjyra të ngrohta që iu bënë të dukeni plotësisht natyrale, të reja dhe plotë jetë!
Duke filluar nga e para tek e fundit, këto janë trendet e makijazhit sot:

Baza(sherku) neutrale, jo me shumë mbulesë
Kontura e lehtë, dhe mollëzat rozë! Blush është bërë trendi më i përhapur në kohët e fundit

Së bashku me blush, një prej trendeve më të përhapura janë edhe piklat e fytyrës, edhe nëse janë të bëra me makijazh. Ato po që iu bëjnë të dukeni jashtëzakonisht të lezetshme
Vetulla të krehura dhe të plota, jo shumë të kufizuara

Hija e syve me ngjyra të ngrohta dhe plotë shkëlqim si p.sh. ar, bronz, e verdhë, ngjyrë lëkure, rozë e lehtë etj.
Qerpikët e lyer mirë, ose qerpikë falsë më të vegjël dhe jo shumë masiv
Vijë e hollë, ose e bërë me laps kafe ose hije të syve, jo shumë e kufizuar, për të dhënë përshtypjen e dukjes natyrale

Hunda me blush dhe paksa shkëlqim në majë

Buzët me ngjyra neutrale ose vetëm me shkëlqyes buzësh, apo ngjyra më e kuqe ose rozë në qendër të buzëve dhe zbehet tek iu afrohet skajeve të buzëve. /Lajmi.net/