Conte për Eriksen: I duhej kohë, por ka kuptuar futbollin italian

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur për të shumëpërfolurin Christian Eriksen pas ndeshjes ndaj Lazios.

Sport

15/02/2021 11:05

Christian Eriksen u transferua në Giuseppe Meazza vitin e kaluar, por që shumicën e kësaj kohe qëndroi në bankën rezervë, transmeton lajmi.net.

Kjo bëri që mediat italianë të spekulojnë për pakënaqësitë e danezit dhe për largimin e tij nga Interi. Por, në ndeshejt e fundit ai ka qenë titullar, dhe është bërë protagonist i ndeshjes ndaj Milanit në Coppa Italia ku shënoi nga gjuajtja e lirë.

Sidoqoftë, Antonio Conte, vlerësoi danezin ku tha se iu desh shumë kohë por tani është mësuar me futbollin italian.

“Sipas meje, për Eriksen është dashur kohë për ta kuptuar futbollin italian”, tha ai.

“Tani ai është brenda mentalitetit, ka mësuar italishten, këto janë hapa të rritje”, tha Conte.

“Tani mund të llogaris në Eriksen për përzgjedhje dhe aktualisht jam më i qetë”, përfundoi Antonio Conte./Lajmi.net/