Inter – Lazio, formacionet e mundshme
Interi do të ndeshet me Lazion në kaudër të xhiros së 22-të të Serie A.
Sport
Interi ka një rast të shkëlqyer të shfrytëzojë gabimin e Milanit të cilët u mposhtën nga Spezia dhe të ngjitet në krye të tabelës, transmeton lajmi.net.
Por, përballë “Nerazzurrëve” janë “Biancocielestët” dhe për ta nuk do të jetë e lehtë, marrë parasysh lojën e papërshtatshme që Lazio bën.
Për Interin, Vidal nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.
Për Lazion, Acerbi, Luiz Felipe dhe Strakosha mungojnë. Ndërsa Luis Alberto është në dyshim.
Sipas “SkySportsItalia”, skaudrat do të renditen me formacionet 3-5-2.
Formacionet e mundshme të skuadrave.
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Gagliardini, Perisic; Lautaro, Lukaku.
Lazio: Reina; Patric, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic, Leiva, Luis Alberto, Marusic; Correa, Immobile./Lajmi.net/