Inzaghi para ndeshjes me Interin: Do jetë tejet e vështirë për ne, Strakosha ende i lënduar

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, ka treguar që objektivi kryesor i "Biancocielestëve" është Liga e Kampionëve.

Sport

13/02/2021 16:43

Simone Inzaghi e sheh kualifikimin në Ligën e Kampionëve si “një Scudetto për Lazion” dhe thotë se udhëtimi që do të bëjë Lazio në “Giuseppe Meazza” ndaj Interit, do të jetë tepër i vështirë për ta, transmeton lajmi.net.

“Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme kundër Interit. Ne e dimë formën tonë aktuale, por ne i njohim kundërshtarët tanë, ne e dimë se kemi nevojë për vendosmëri dhe qëndrueshmëri”, tha ai.

“Objektivi ynë për këtë sezon ishte të kualifikoheshim në raundin e 16 të Ligës së Kampionëve dhe ne e arritëm atë. Tani duam të sigurohemi se do të jemi përsëri në këtë garë sezonin e ardhshëm. Kjo do të ishte si një Scudetto për ne”, shtoi ai

Tekniku italian foli edhe për skuadrën kundërshtare ku e vlerësoi lartë punën e tyre.

“Ata janë një skuadër e shkëlqyeshme, janë favoritët përkrah Juventusit për të fituar Scudetton, edhe pse Milani gjithashtu po bën mirë. Unë pres që ata të pushojnë nga lodhja pas eliminimit të tyre në gjysmëfinale të Coppa Italia.

“Unë jam i përqendruar në motivimin për ekipin tim, pasi duhet të jemi të përulur. E dija që sapo të rikuperonim më shumë lojtarë nga dëmtimet, ne do të ishim më të fortë, dhe kjo është ajo që po ndodh. Ne do të shkojmë në Milano duke synuar një paraqitje shumë të fortë”, tha italiani

Luiz Felipe është jashtë nga operacioni shkaku i lëndimit, ndërsa Patric kthehet nga pezullimi dhe Mateo Musacchio duket se do të jetë kryesori në mbrojtje.

“Musacchio ka shkuar përtej të gjitha pritjeve, pasi ai nuk kishte luajtur për një kohë në Milano, por menjëherë u vendos në një skuadër që ka punuar së bashku për vite me radhë”, tha Inzaghi.

“Thomas Strakosha gjithashtu është ende jashtë, ndërsa Stefan Radu kishte një problem të vogël dje dhe ne nuk jemi optimistë”, përfundoi Simone Inzaghi./Lajmi.net/