Ancelotti shpjegoi pse nuk festoi golin e fitores ndaj Tottenham

Trajneri italian, Carlo Ancelotti, shpjegoi pse nuk festoi golin e 5-të të Evertonit në fitoren 5-4 ndaj Tottenham në FA Cup.

Sport

12/02/2021 23:50

Një gol i Bernard në kohën shtesë kundër Tottenham i mundësoi Toffees të rrëmbejnë një fitore 5-4 dhe të kualifikohen në çerekfinale të kësaj gare, shkruan lajmi.net.

Me lojtarët dhe anëtarët e stafit të Evertonit që festonin egër, Ancelotti dukej më i interesuar për të fryrë filxhanin e tij të çajit.

Ai shpjegoi se cila ishte arsyeja pse ai festoi golin në atë mënyrë, gjatë një konference për shtyp pas ndeshjes.

“Po pija një çaj sepse isha duke ngrirë”, tha Ancelotti. “Pas 90 minutash nuk isha në gjendje të flisja sepse kisha vërtet ftohtë”, u shpreh ai.

“Kështu që, unë kërkova një filxhan çaj dhe kur Bernard shënoi golin, nuk festova për dy arsye: sepse kisha filxhan çajin në dorë dhe e dyta sepse nuk dija nëse ishte lejuar goli apo jo” shtoi tutje Ancelotti./Lajmi.net/