I gatuar në këtë mënyrë, mishi i pulës merr një shije të mrekullueshme, bëhet tërësisht i shkrifët dhe i butë.

Lifestyle

12/02/2021 16:51

Receta e mishit të pjekur të pulës në qumësht është një recetë e veçantë e speciale, e cila mund të përgatitet në çdo kohë por edhe në raste festash apo gëzimesh familjare, transmeton lajmi.net.

Një recetë fantastike, e thjeshtë dhe unike në shije e cila padyshim, pasi ta keni provuar njëherë do të shndërrohet në më të preferuarën.

Më poshtë gjeni këtë recetë fantastike, e cila përgatitet krejt lehtë dhe shpejt në shtëpi pa ju munduar dhe pa ju marrë kohë.

I gatuar në këtë mënyrë, mishi i pulës merr një shije të mrekullueshme, bëhet tërësisht i shkrifët dhe i butë.

Përgatitja e Pulës së Pjekur me Qumësht 

 Përbërësit 

 (Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

1 pulë e freskët 1 kg

400 ml qumësht

Kripë

Piper i zi

2 lugë gjelle gjalpë fshati

Përgatitja 

Si fillim, pastroni mirë pulën me ujë të bollshëm. Sipas preferencës, pulën mund ta prisni në thela ose ta lini të plotë. Kripeni sipas preferencës.

Hidhini piper të zi dhe nëse preferoni edhe pak nenexhik

Në vijim, vendosni me radhë thelat e mishit të pulës apo pulën e plotë në një tavë ose tepsi.

Më pas, hidhuni sipër thelave të mishit qumështin dhe më pas gjalpin të ndarë në copëza të vogla.

Për këtë recetë në vend të mishit të pulës mund të përdorni edhe mish qengji, keci ose mish viçi.

Më pas, futeni tavën në furrë të piqet përreth 2 orë në temperaturën 150 gradë.

Lëreni të piqet derisa masa e qumështit të avullojë dhe sipërfaqja e mishit të marrë ngjyrën e kuqërremtë të pjekjes.

Kjo recetë shoqërohet me gatime të ndryshme, sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, patate të gatuara në mënyra të ndryshme, por edhe supa të lehta etj

Mund ta shoqëroni në mënyrë të shkëlqyer edhe me salca dhe dajthëra të ndryshëm. /Lajmi.net/