Nuk mjaftojnë 8 gola për të përcaktuar fituesin, ndeshja drejt vazhdimeve
Ndeshja shumë e zjarrtë mes Everton dhe Tottenham do të vazhdojë në kohë shtesë, pasi në 90 minuta lojë rezultati ishte i barabartë 4-0.
Sport
Vetëm në pjesën e parë u shënuan pesë gola, ku në fund u mbyll 3-2 në të mirë të Evertonit, shkruan lajmi.net.
Në pjesën e dytë, Davinson Sanchez 57′ barazoi rezultatin e ndeshjes.
Richarlison regjistroi golin e tij të dytë pas Sanchezit, ndërsa në fund ‘vrasëtari’ i portës Harry Kane mbylli 90 minutat.
Tani me këtë rezultat duhet të luhen edhe vazhdimet për të mësuar kush do të vazhdojë përpara në fazën tjetër të FA Cup./Lajmi.net/