Mbyllet pjesa e parë me shumë gola midis Evertonit dhe Tottenhamit
Pjesa e parë mes Evertonit dhe Tottenhamit është mbyllur me rezultat 3-2 në të mirë të skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti.
Sport
Sfidën e hapi Davinson Sanchez në minutën e 3-të pas një asistimi nga Son Heung-Min, shkruan lajmi.net.
Calvert-Levin 36′ barazoi shifrat dhe më pas u shënuan edhe tre gola të tjerë në ndeshje.
Richarlison arriti që të shënoi në minutën e 39′, ndërsa Gylfi Sigurdsson, konkretizoi penalltinë.
Në fund të pjesës së parë, Eric Lamela, shënoi për Spurs, duke i dhënë shpresë tifozëve për një rikthim të mundshëm.
Theksojmë se ndeshja e sotme është e vlefshme për 1/8 e finalës së FA Cup dhe fituesi automatikisht kalon në fazën çerekfinale./Lajmi.net/