Dyshohet për kontrabandë me kafshë në Leposaviq
Një person është ndaluar nga policia në Leposaviq.
Lajme
I dyshuari brenda automjetit të tij kishte ngarkuar rreth 30 kafshë (derra), në vlerë rreth 1500 euro.
Siç njofton PK, njësiti për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit i PK-së, së bashku me zyrtarin e AUV dhe zyrtarin doganor kanë dal në vendin e ngjarjes.
“Nga njësit policore është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar me automjetin e tij, i cili brenda tij kishte ngarkuar rreth 30 kafshë (derra), në vlerë rreth 1500 euro. Njësiti për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit i PK-së, së bashku me zyrtarin e AUV dhe zyrtarin doganor kanë dal në vendin e ngjarjes. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.. /Lajmi.net/