185 aktore dhe aktorë gjermanë dalin sheshit: Jemi LGBT

185 aktore dhe aktorë gjermanë shpallin publikisht se janë LGBT duke përdorur hashtagun #actout. Në manifestin e tyre ata kërkojnë më shumë prezantim të diversitetit seksual në skenë dhe ekran.

Bota

06/02/2021 13:27

Në kopertinën e gazetës Süddeutsche Zeitung dhe në instagram nën hashtagun #actout sheh fotografitë e 185 nëshkrueseve dhe nëshkruesëve të manifestit të botuar rishtazi me titullin “Ne ekzistojmë dhe jemi shumë”.

Israel - Gay Pride Parade in Tel Aviv

Me daljen e tyre të përbashkët sheshit dhe me manifestin aktoret dhe aktorët kërkojnë më shumë prani në skenë dhe ekran të të gjitha identiteteve dhe orientimeve seksuale, të cilat janë prej kohësh pjesë e jetës së përditshme në Gjermani, por që ende nuk shfaqen mjaftueshëm në jetën publike si: lezbizmi, homoseksualizmi, biseksualizmi, queer, jo binar apo trans*gjinor.

Symbolbild Homoehe

Gjashtë nga nismëtarët e #actout flasin për gazetën hapur lidhur me përvojat e tyre në industrinë e kinematografisë, në televizion dhe teatër. Ata tregojnë me dhimbje se shpesh gjatë karrierës së tyre u është kërkuar që të “luajnë role heteroseksualësh” dhe të mos e bëjnë publik orientimin e tyre seksual, ose që të mos i marrin me vete partnerët për t’u prezantuar në tapetin e kuq të festivaleve të filmit dhe eventeve të tjera.

Israel - Gay Pride Parade in Tel Aviv

Këto dhe përvoja të ngjashme e bëjnë të qartë se sa e vështirë është ende edhe sot që ta shpallësh hapur seksualitetin kur je person publik, nëse ky nuk i përshtatet asaj që konsiderohet si normale./DW