Marotta: Shitja e Interit? Shpresoj në një zgjidhje të shpejtë

Drejtori sportiv i Interit, Giuseppe Marotta, është shprehur se një zgjidhje e shpejtë në shitjen e Interit do të ishte e mirë, pasi klubi po përballet me probleme ekonomike.

Sport

05/02/2021 22:20

Beppe Marotta ka deklaruar se do ishte gjë e mirë nëse një shitje e një pjese të aksioneve të Interit do të ndodhte sa më parë që është e mundur, transmeton lajmi.net.

Ai ka deklaruar se Interi është në situatë të mirë, por problemet ekonomike sa vijnë e bëhen më të mëdha.

“Rezultatet pozitive përmirësojnë ambientin dhe problemet e mëdha bëhen të vogla”, tha ai.

“Tani për tani gjërat janë duke shkuar mirë dhe do vazhdojmë në këtë mënyrë, por shpresojmë që do të zgjidhet shpejt ky problem për të na dhënë një qetësi që do të arrinte në një konkluzion, por çfarëdo që do të ndodhë, është jashtë ndikimit tonë”, shtoi ai.

“Sa i përket aksionarëve të Interit, ata bëjnë zgjedhjet e duhura për të mirën dhe historinë e këtij klubi”, tha Marotta.

“Ne do të shkojmë përpara me të njëjtën forcë dhe vullnet në aspektin administrativ, jemi në një moment tejet kontradiktor në aspektin global. I ndodh Interit kështu sikur të gjithë klubeve tjera”, përfundoi Giuseppe Marotta./Lajmi.net/