Uran Ismaili: 1500 euro paga për mjekët specialistë, mbi 650 për infermierë

Ish ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili ka prezantuar programin e tij për rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë.

Lajme

05/02/2021 20:42

Ish ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, tani sekretar i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një video 20 sekondëshe ka prezantuar programin e tij për rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë.

Ismaili ka thënë se me Rimëkëmbjen e Shëndetësisë – do të ketë paga të dinjitetshme për të gjithë profesionistët shëndetësorë.

Për të realizuar këtë, ai ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të Kosovës me 14 shkurt. /Lajmi.net/