Zbulohen kundërshtarët e Bayernit dhe Palmeiras në Botërorin e klubeve

Gjysmëfinalja e Botërorit për klube do të jetë interesante ku pritet të ketë ndeshje me lojëra të forta dhe cilësore.

Sport

04/02/2021 21:31

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Bayern Munchen dhe fituesi i Copa Libertadores, Palmeiras, kanë mësuar kundërshtarët e Botërorit të klubeve që po zhvillohet aktualisht në Katar, transmeton lajmi.net.

“Bavarezët” do ndeshen me njërën nga skuadrat më të trofeshme të aftikës, Al-Ahly të Egjiptit.

Al-Ahly mposhti kampionin e Katarit, Al Duhail, dolin për egjiptianët e shënoi El Shabat nga penaltia. Ndërsa, në gjysmëfinalen tjetër, Palmeiras do të ndeshet me skuadrën e francezit, Gignac, përkatësisht skuadra meksikane Tigres.

Gignac ishte protagonist në fitoren me përmbysje në çerekfinale ndaj Ulsan Hyundai ku shënoi dy gola./Lajmi.net/