Siç premtoi, reperi i njohur vendos diamant 24 milionë dollarësh në ballë

Lil Uzi Vert bën piercing diamantin në ballë.

ShowBiz

04/02/2021 18:17

Reperi Lil Uzi Vert zbuloi këtë pasdite piercingun e ballit, i kompletuar me një diamant masiv, me shkëlqim rozë, shkruan Vulture, transmeton lajmi.net.

Më 30 janar, ai shkroi në Twitter se ka paguar për gurin natyror rozë që nga viti 2017 për një shumë totale prej 24 milionë dollarësh.

“Është 10 gati 11 karat”, sqaroi ai për fansat.

Të mërkurën, ai postoi pamjet e piercingut të tij të freskët, i cili është pikërisht në ballë. Reperi mori komente të shumta në rrjete sociale për këtë veprim. /Lajmi.net/