Pas Tottenham e City, Amazon konfirmon një dokumentar për Bayern Munich
Këtë vjeshtë do të dalë një dokumentar i ri mbi gjigandët gjermanë Bayern Munich, ka konfirmuar platforma Amazon.
Sport
Dokumentari do të ofrojë pamje nga prapaskena e klubit kur edhe fituan Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net.
Duke pasur parasysh suksesin e projekteve të ngjashme sikurse ai i Tottenham Hotspur dhe Manchester City, do të vazhdohet kjo praktikë e cila është vlerësuar interesante për tifozët e futbollit në të gjithë botën.
“Ne jemi krenar që jemi në gjendje të tregojmë suksesin e madh të FC Bayern përmes këtij dokumentari”, thotë njëri nga drejtuesit e Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge.
“Sidomos tani, kur COVID-19 për fat të keq po na detyron të distancohemi, ky dokumentar është një mundësi e mrekullueshme për tifozët tanë të përjetojnë atë që po ndodh në ekipin tonë”, përfundoi ai./Lajmi.net/
? NEW DOCUMENTARY ?
A new Amazon show will go behind the scenes of current Champions League & treble winners @FCBayern ? ?
Available from Autumn 2021 onwards, exclusively on Prime Video pic.twitter.com/6YI9McouLR
— Amazon Prime Video Sport (@primevideosport) February 2, 2021