66 pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje të rëndë
66 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. 51 prej tyre janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe dy janë në Respirator (CPAP).
Lajme
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 202 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Postimi i plotë:
3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. 66 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 51 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 2 pacientë janë në Respirator (CPAP).
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 202 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
3 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, të gjitha normale.
Kanë lindur 2 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
330 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,023 analiza. /Lajmi.net/