“Në gjysmën e parë të vitit”, BE nuk e precizon datën kur Kosova do t’i marrë 100 mijë vaksina falas
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Thomas Szunyog nëpërmjet një postimi në Twitter ka folur lidhur me vaksinat anti-Covid dhe arritjen e tyre në Kosovë.
Lajme
Szunyog nuk e ka precizuar datën se kur Kosova do t’i marrë vaksinat nga Bashkimi Evropian por ka lënë të hapur një afat gjashtë mujor duke përmendur “gjysmën e parë të vitit”, shkruan lajmi.net.
Ai ka përmendur se këto vaksina do të jenë falas dhe do të mbështeten nga Bashkimi Evropian.
Gjithashtu ka thënë se më shumë vaksina do të mbërrijnë në pjesën e dytë të vitit.
“Kosova është planifikuar të marrë mbi 100,000 doza vaksinash falas në gjysmën e parë të vitit 2021 nga COVAX ndërmjetësuar dhe mbështetur nga Bashkimi Evropian. Më shumë vaksina do të arrijnë në pjesën e dytë të vitit.”, shkruan ai në Twitter.
Kosovo is scheduled to get over 100,000 vaccine doses for free in the first half of 2021 through the #COVAX facility supported by the EU. More vaccine is to arrive in the second half of the year. https://t.co/IAhGCsUdHX
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) February 3, 2021
Në anën tjetër, javë më parë, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës dhe qeveria e Kosovës kanë deklaruar se kanë siguruar mbi 1.2 milionë vaksina anti-Covid, por asgjë konkrete nuk është parë deri më tani. /Lajmi.net/