Mourinho tregon kur do të rikthehet Harry Kane

Menaxheri Jose Mourinho thotë se Harry Kane pritet të rikthehet në aksion javën tjetër.

Sport

03/02/2021 17:49

Sulmuesi Kane u lëndua në ndeshjen ndaj Liverpoolit javën e kaluar dhe në shikim të parë u duk një lëndim shumë serioz, shkruan lajmi.net.

“Unë nuk e shoh si diçka shumë optimiste për të thënë se ai do të rikthehet javën tjetër”, tha Mourinho.

Ai mund të rikthehet në fushat e gjelbërta për Spurs në ndeshjen për FA Cup ndaj Evertoni më 10 shkurt, ose ndaj Manchester City më 13 shkurt.

Mourinho shtoi: “Ai është i lumtur me progresin dhe natyrisht edhe ne jemi të lumtur./Lajmi.net/