Myftiu Tërnava i nënshtrohet operacionit, kjo është gjendja e tij

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në Turqi, të cilën e ka kaluar me sukses.

Lajme

03/02/2021 09:48

Tërnava i është kthyer aktiviteteve duke e ushtruar detyrën e tij.

Kështu tha për Klan Kosova sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës Ahmet Sadriu.

“Myftiu para disa ditëve ka pasur një intervenim të lehtë kirurgjik, të cilin e ka kaluar me sukses. Myftiu i është kthyer normalitetit dhe është duke ushtruar detyrën e tij”.