Digjet lokali i njohur “Wolf Pack” në Bogë, policia jep detaje

Një lokal në Bogë të Rugovës i quajtur "Wolf Pack" është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së martës.

Lajme

02/02/2021 21:19

Shkaktari i zjarrit ende mbetet enigmë, por lokali është djegur tërësisht, shkruan lajmi.net.

Nga policia e Kosovës për lajmi.net kanë thënë se nga zjarri nuk ka të lënduar dhe se hetuesit e zjarrëfikësit janë në vendngjarje.

“Nuk ka të lënduar, mirëpo lokali është djegë në tërsisht. Në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit edhe zjarrfikësit”, tha Gashi. /Lajmi.net/