Askush para Vjosa Osmanit në listën e VV-së për deputetë
Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka certifikuar listat e partive politike për zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit.
Lajme
Në listën e Vetëvendosjes askush nuk është para Vjosa Osmanit, e cila është pjesë e listës së kësaj partie. VV-ja është pa bartës liste pasi kryetari i saj Albin Kurti nuk u certifikua për të qenë pjesë e zgjedhjeve të sivjetme, raporton lajmi.net.
Sidoqoftë, Vetëvendosje nuk lëshojë pe dhe nuk e largoj kreun e saj nga lista duke bërë që numri 1 të mos jetë funksional dhe njëkohësisht ata që do të rrumbullakojnë këtë numër do të jetë votë e pavlefshme
Kujtojmw, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Listën Përfundimtare të Votuesve brenda dhe jashtë Kosovës.
Sipas KQZ-së numri i votuesve brenda Kosovës është 1 milion e 794 mijë e 862 votues, apo 143 mijë e 6 votues më pak se në zgjedhjet paralamentare të vitit 2019.
Arsyeja se përse ka më pak votues në këto zgjedhje është për shkak se KQZ-ja ka vendosur që t’i largojë nga lista votuese 122 mijë e 421 persona të cilët posedojnë vetëm dokumente të identifikimit të lëshuar nga UNMIK-u. Sipas KQZ-së, dokumentet e UNMIK-ut nuk shërbejnë për t’u identifikuar në vendvotim në ditën e zgjedhjeve. /Lajmi.net/
