Marotta: Nuk ka shanse që Perisic të transferohet tek Everton

Ivan Perisic do vazhdojë të mbetet futbollist i Interit.

Sport

01/02/2021 12:32

Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtori Sportiv i “Nerazzurrëve”, Giuseppe Marotta, i cili foli u deklarua në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Marotta ka mohuar kategorikisht transferimin e Ivan Perisic, për të cilin thuhej se do largohet nga “Giuseppe Meazza” dhe destinacioni i tij ishte Evertoni në Angli.

“Ne nuk po shesim dhe as nuk blejmë asnjë lojtar sot. Christian Eriksen do qëndrojë gjithashtu. Marrëveshja e shkëmbimit Dzeko-Alexis Sanchez me AS Roma ka dështuar”, tha Giuseppe Marotta./Lajmi.net/