Prokuroria në Gjilan jep detaje për rastin e policit i cili dyshohet se bëri vetëvrasje
Zëdhënësja e Prokuroisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini ka thënë se dyshohet se sot, më 31 Janar 2021, në hyrje të stacionit policor në Ranillug, një zyrtar policor me armë zyrtare ka kryer vetëvrasje.
Lajme
“Me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka theksuar ajo.
Polici i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje është Reshat Hoda, i lindur me 1 dhjetor 1968.
Derisa për motivet e një akti të tillë ende nuk dihen.