Aguero shërohet nga COVID-19, do jetë i gatshëm për ndeshje
Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka fituar betejën me COVID-19.

Sport
Sergio Aguero kishte rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 në testimin e nga skuadra e Manchester Cityt me 21 janar, tani sulmuesi argjentinas ka njoftuar përmes profilit të tij në Twitter që ka mposhtur virusin dhe është i gatshëm për rikthim, transmeton lajmi.net.
“Tashmë jam rikuperuar nga COVID-19, sot isha në palestrën e klubit dhe së shpejti do të bashkohem në seancat stërvitore me shokët e mi të skuadrës”, tha ai.
“Mezi prisja kohën për tu rikthyer dhe për tu shëruar plotësisht nga COVID-19”, tha Aguero.
32 vjeçari rezultoi pozitiv pas rikthimit nga lëndimi me 21 janar, tani ai ka deklaruar se është rikuperuar tërësisht dhe është gati të kthehet.
City qëndron në pozitën e parë me 44 pikë total, tre më shumë se Manchester United. “Citizens” mposhtën skuadrën ë Sheffield United për të mbajtur kreun e tabelës.
Sigurisht, rikthimi i argjentinasit do ta gëzojë menaxherin Pep Guardiola, i cili është përballur me mungesa të shumta./Lajmi.net/
Ya recuperado del COVID-19 estuve hoy en el gimnasio del club y pronto me sumaré a los entrenamientos con mis compañeros. No veía la hora de volver//Fully recovered from COVID-19, I was at the club’s gym today, and soon I’ll be back training with my team mates. Can’t wait ??
— Sergio Kun Aguero (@aguerosergiokun) January 31, 2021