Lautaro Martinez flet per rinovimin e kontratës

Inter ka triumfuar ndaj Beneventos në kuadër të xhiros së 20-të të Serie A.

Sport

30/01/2021 23:25

Fillimisht,  Importa, shënoi auto-gol në minutën (7’), duke u ndjekur nga Lautaro Martinez i cili shënoi në minutën (57’) dhe Romelu Lukaku kompletoi ‘pokerin’ me një dy golësh, respektivisht në minutat (67’) dhe (78’), shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Lautaro Martinez u deklarua, ku tha se ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, argjentinasi e cilësoi pjesën e parë si më të ngadaltë, por që sipas tij, gjithçka ishte perfekte në pjesën e dytë.

‘Pjesa e parë ishte më e ngadaltë, në të dytën kemi luajtur vërtet mirë. E rëndësishme është që Interi të fitojë, për këtë jam i kënaqur’, tha ai.

‘Jemi një grup i bashkuar, unë jam sulmues dhe duhet të shënoj, punoj shumë për skuadër dhe ndonjëherë gabohet por duhet të bëhem çdo ditë më i mirë’, shtoi ai.

Martinez foli edhe për rinovimin e kontratës së tij, pasi që afatet e fundit kalimtare ishte spekuluar për një kalim tek Barcelona.

‘Po, jemi duke e kërkuar atë, unë jam i kënaqur këtu. Njerëzit sillen mirë dhe klubi me trajnerin kanë besim tek unë, kërkoj të jap më të mirën në fushë dhe jashtë saj të zgjidhen gjërat’, përfundoi Lautaro Martinez./Lajmi.net/